Shkencëtarët janë të shqetësuar për tërmetin e fortë që ndodhi në Thesali, si dhe sekuencën e fortë sizmike, pasi, siç raportojnë ata, në thelb është një “surprizë”, sepse aktivizimi i tërmetit në atë zonë ishte i papritur.

Në të njëjtën kohë, banorët e fshatrave fjetën për natën e dytë radhazi jashtë shtëpive të tyre, ndërsa të paktën 205 shtëpi kanë pasur dëme të mëdha. Zona është e rrethuar me forca të shumta të mbrojtjes civile.

Konkretisht, presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti, Profesor Efthymios Lekkas, foli për një “tërmet të papritur”, duke pasur parasysh madhësinë e tërmetit që goditi vendin të mërkurën.

Lekkas theksoi se një pllakë tjetër tektonike u aktivizua në veri të epiqendrës së tërmetit të së mërkurës. Sidoqoftë, ai u shfaq skeptik në lidhje me natyrën e tërmetit: “Mund të karakterizohet si një tërmet, por ne duhet të shohim evolucionin e fenomenit,” tha ai.

Në deklaratat e tij të fundit, Lekkas u shfaq i bindur se ky është një tërmet i ri dhe shtoi se “tani gjithçka po nis nga fillimi”.

Drejtori i kërkimit të Institutit Gjeodinamik, Gerasimos Chouliaras, deklaroi se kjo është një sekuencë e veçantë sizmike, ku të mërkurën ndodhi një tërmet i ri me madhësi pothuajse të njëjtë me tërmetin kryesor.

“Fenomeni është përsëritur në 2014 në tërmetet e Kefalonis. Ne e kemi hasur këtë fenomen në rajone të tjera sizmike të botës. Tërmetet ‘binjake’ janë diçka e veçantë, por jo e panjohur, është një fenomen që është venë re edhe nga sizmologë ekspertë”.

Nga ana e tij, drejtori i Kërkimit të Institutit Gjeodinamik, Thanasis Ghanas konsideron se ky është një tërmet i madh që do të ketë sekuencën e vet sizmike.

Vassilis Karakostas, një profesor në Universitetin Aristoteli të Selanikut, tha se në orët në vazhdim priten pas-lëkundje të tërmetit, gjë që konsiderohet normale.

Thellësia e vogël e tërmeteve bën që lëkundjet të ndjehen të forta në një zonë të gjerë, përfshi edhe vendet fqinje.

Në deklaratat e tij (për APE) Papazahos foli për fenomenin e rrallë të tërmeteve “binjake” . Zona me problemin më të madh është fshati Damasi, pasi shumë ndërtesa dhe shtëpi, përveç shkollës, kanë pësuar dëme të mëdha.

Amuri, Mesochori dhe Zarko i Trikala-s ishin zona më të prekura dhe kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Siç deklaroi presidenti i OAS Efthymios Lekkas, “ndërtesat i rezistuan”, një tërmeti kaq të fuqishëm.

Dhe jo vetëm ato që u ndërtuan në bazë të rregullores antisizmike, ndërtesat e vjetra gjithashtu i rezistuan fuqisë së tij. Ekziston një shkollë në Damasi, e cila pësoi dëme të konsiderueshme. Një shkollë e vjetër, në të cilën ishin rreth 100 studentë, por që fatmirësisht nuk pësuan lëndime. Protothema

/faxweb