Zbulohen detaje të reja për ngjarjen shokuese të ekzekutimit te Arben Lleshit, vrasje e kryer brenda burgut të sigurisë së lartë në Peqin.

Autori i vrasjes Sokol Mjacaj ka pranuar përpara hetuesve se krimin e kreu ai, pasi sipas tij kishte një sherr të vjetër me Lleshin për shkak se sipas tij viktima nuk e kishte pranuar në sektor.

Lexo edhe :Related Posts

Në lidhje me armën e zjarrin, ai ka thënë se kishte më shumë se një muaj që e kishte siguruar.

Grupi hetimor ka dyshime të forta në lidhje me motivin e konfliktit që ka pranuar Mjacaj. Sipas tyre, pistë e parë po hetohet në lidhje me mundësinë që i burgorusi me burgim të përjetshëm të ketë ekzekutuar Arben Lleshin pasi është paguar nga persona të tjerë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se po hetohet për të zbuluar bashkëpunëtorët dhe porositësit e vrajses. Deri tani dyshimet mbeten tek hakmarrja e gjatë mes familjes së viktimës dhe bashkëfshatarëve të tyre me mbiemrin Hoxha.

Kjo për shkak se Arben Lleshi vrau në Angli Agim Hoxhën pasi u prishën për pazarët e drogës.

Një mister i madh mbetet fakti sesi Sokol Mjacaj arriti që të siguronte armën e krimit.

Burimet shtojnë se pistoleta është futur e plotë dhe dorazi duke përjashtuar mundësinë e hedhjes së saj me dron. Një pjesë e kamerave të sigurisë në burgun e Peqinit nuk punonin. Madje edhe skaneri ishte jashtë funksionit prej shumë kohësh dhe ishte rregulluar ditët e fundit.

Gjithashtu dyshohet se Mjacaj kishte edhe bashkëpunëtor brenda burgut ku vuante dënimin. Për këtë arsye janë shoqëruar në Policinë e Elbasanit 18 persona që nga drejtori, zinxhiri komandues si dhe punonjës të tjerë të cilët janë marrë në pyetje mbi ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë Sokol Mjacaj po mbahet i izoluar në një vend të posaçëm dhe pritet që të rimerret sërish në pyetje./ 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re