Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Bulqizë ku 36-vjeçari Vasil Kamberi u qëllua për vdekje me çifte.

Raportohet se autori i krimit është kushëriri i tij. Mësohet se viktima dhe 34-vjeçari jam djem xhaxhallarësh.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë,  është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re