Home SHQIPERIA Misteri i vrasjes së Shinzo Abe; a lidhet ekzekutimi me mbështetjen që ish-kryeministri i dha një grupi fetar?

Misteri i vrasjes së Shinzo Abe; a lidhet ekzekutimi me mbështetjen që ish-kryeministri i dha një grupi fetar?

0
Misteri i vrasjes së Shinzo Abe; a lidhet ekzekutimi me mbështetjen që ish-kryeministri i dha një grupi fetar?

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Vrasja e ish-kryeministri Shinzo Abe ka shokuar Japoninë. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për shkaqet që çuan në këtë akt ndaj politikanit më jetëgjatë në vendin ishullor.

Shefi i policisë lokale tha se kishe pasur boshllëqe të konsiderueshme në mbrojtjen e ish-kryeministrit dhe se siguria ishte e mangët.

Policia arrestoi menjëherë pas krimit një 41-vjeçar, i cili ka rrëfyer se e vrau Aben me një armë të bërë vetë.

Sipas mediave japoneze, 41-vjeçari ndër të tjera ka thënë se ish-kryeministri ishte i lidhur me një grup fetar, gjë të cilën policia ende nuk e ka konfirmuar.

I arrestuari ka shtuar gjithashtu se e urrente Aben dhe e akuzonte atë për shkatërrimin financiar të nënës së tij dhe për prishjen e familjes.

I dyshuari u tha hetuesve se kishte vizituar edhe vende të tjera ku Abe kishte bërë fushatë me qëllim eliminimin e tij.

Funerali i ish-kryeministrit Shinzo Abe do të mbahet të martën, ka njoftuar zyra e tij.

Ndërkohë homazhet nga qytetarë të zakonshëm janë duke u zhvilluar në vendin ku Abe u qëllua për vdekje.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë