Dy të shtëna në fytyrë dhe tre në trup i morën jetën 37-vjeçarit shqiptar, Beni Arshiaj në oborrin e banesës së tij në Oratoio, ku viktima jetonte së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tyre të mitur.

Dyshohet se autori ishte fshehur në pjesën e pasme të shtëpisë dhe i ka bërë pritë 37-vjeçarit, duke pritur deri në momentin që ai ka mbërritur në oborr me furgonin e tij.

Nga hetimet, rezulton se vrasësi iu është afruar tek xhami i mjetit Beni Arshiaj, i cili punonte si murator dhe kopshtar në Itali, dhe e ka qëlluar për vdekje.

37-vjeçari nuk ka pasur kohë të reagonte, përveçse të tentonte të largohej në sedijen e pasagjerit, por përpjekja ishte e kotë.

Ndërkohë ende nuk dihen motivet e krimit dhe policia italiane po heton të gjithë pistat, nga përfshirja në trafikun e drogës, tek prostitucioni dhe gjakmarrja sipas Kanunit.

Ndaj, e shkuara e familjarëve të tij po hetohet nga policia. Sipas miqve dhe të afërmeve të tij, viktima ishte një njeri shumë i mirë, punëtor dhe se nuk kishte probleme me askënd.

Gjithashtu rezulton nuk është kryer asnjë krim i kryer, as nga viktima dhe as nga familja e tij. Ndërsa autoritetet italiane po bashkëpunojnë me ato shqiptare për zbardhjen e krimit të rëndë.

Shtëpia e Beni Arshiajt (emri i vërtetë i të cilit është Rezart) ka pamje nga Via di Oratoio dhe është pothuajse përballë kishës.

Dëshmitarët kanë parë autorët duke u larguar dhe sipas tyre, ata ishin dy dhe u ikën nga vendngjarja me një skuter.

Ndërkohë mjeti i dyshuar i përdorur nga varësit është gjetur në Ospedaletto dhe rezulton i vjedhur në fillim të shtatorit.

Përballë hyrjes së shtëpisë së 37-vjeçarit ndodhet një godinë me kamerë të vendosur në katin përdhes. Por, pronari ka vënë re një detaj për të cilin policia po heton.

Ka një hapësirë në regjistrimet e kamerave të sigurisë nga e shtuna në mbrëmje deri në orën 22:00 të së dielës, kur ndodhi krimi.

Mësohet se kamera e sigurisë ka filluar të filmojë vetëm një orë pas atentatit të shqiptarit. Dhe ky detaj po hetohet nga policia, se kush e fiku kamerën e sigurisë në shtëpinë e fqinjit të viktimës.

Shqiptari kishte 4-5 vjet që jetonte në këtë zonë. Bashkëshortja e tij Inxhi Hysaj, të cilën të gjithë e thërrasin Ina, u mor në pyetje nga policia mëngjesin e djeshëm. Pasi doli nga komisariat, u drejtua për në shtëpinë e një kushëriri ku kishte lënë fëmijët.

Më pas, Ina Hysaj u kthye në shtëpi e shoqëruar nga një grup të afërmsh, përfshirë vëllain e saj Doriani, i cili erdhi në Oratoio nga Gjermania ku ai jeton, shteti ku Ina dhe Beni u takuan.

Raportohet se ditën e dielë, familja kanë ngrënë drekë në një restorant dhe gruaja me dy fëmijët janë kthyer në shtëpi.

Ndërsa 37-vjeçari fillimisht ka shkuar për të larë furgonin dhe më pas në shtëpinë e një kushëriri për të kryer disa punime ndërtimi.

Ajo po e priste që të kthehej për të ngrënë darkë dhe më pas shtënat me armë zjarri. Gruaja e viktimës mendoj se dikush po shpërthente fishekzjarrë pak metra larg derës.

“Ajo u frikësua”, tha Florat Vershaj , shok i viktimës, “por nuk doli. Pastaj një fqinj trokiti në derë dhe, në atë moment, pa burrin e saj të vdekur në sediljen e përparme të furgonit.”

Një skenë e cila u dëshmua edhe nga i biri mes britmave dhe të qarave të dëshpëruara të nënës së tij, por pa mundur të zgjasë dorën për të prekur prindin për herë të fundit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re