Një peshkatar indonezian pretendon se e di saktësisht se ku ra
avioni MH370 i Malaysia Airlines, i zhdukur që nga 8 marsi 2014. Me 239
pasagjerë në bord, Boeing 777 thuhet se ra në det, e prej atëherë nuk gjendet “nam
e nishan”, duke u futur në analet e historisë së aviacionit si një mister i madh.

Por pas pesë vitesh, është 42-vjeçari Rusli Khusmin që pohon
se ai dhe anëtarët e tij të ekuipazhit janë dëshmtarë të asaj katastrofe.

Në pajisjen GPS, Rusli regjistroi koordinatat e vendit ku, sipas tij, avioni përfundoi në ujë, si dhe u tregoi gazetarëve një vendndodhje të dyshuar në hartë.

“Unë
e pashë aeroplanin që lëviz nga e majta në të djathtë si një dragua i plagosur”, tha ai. “Nuk kishte zhurmë, vetëm tym të zi si
pasojë e një zjarri para se të binte në uji”, tha Rusli në një
konferencë shtypi në Subang Jayji, pranë Kuala Lumpurit ku MH370 fluturoi.

Rusli iu betua në Kur’an se po tregonte të vërtetën.

Ai jua dorëzoi informacionin autoriteteve, e tani priten
rezultate për t’u provuar ajo që pretendohet. Kryeministrit malajzian Mahathir
Mohammad, pritet të merret po ashtu personalisht me provat e ofruara nga
peshkatari.

Pas viteve të pasuksesshme në gjetjen e avionit, qeveria malajziane ndaloi hetimin dhe pranoi se ende nuk e dinë se çfarë ndodhi, zhdukja e të cilit është një nga misteret më të mëdha në historinë e aviacionit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re