E veshur me kujdes gjithmonë, me krehje perfekte dhe me tualet elegant, por thuajse në çdo dalje, bashkëshortja e princit William të Anglisë, spikat për një detaj.

Kate Middleton duket gjithmonë perfekte, mirëpo në të shumtën e rasteve, gishtat e saj janë të fashuar.

Me ngjitësa nëpër gishta, dukesha e Cambridge, tërheq gjithmonë vëmendjen mbi vete.

Janë të shumtë ata që pyesin veten se pse Kate i mban gjithmonë gishtat fashuar, ndërsa dyshohet se ajo mund të lëndohet duke lozur me tre fëmijët e saj.

Mirëpo ka të tjerë që hedhin dyshime se bashkëshortja e William ka probleme me lëkurën.

Edhe këtë javë gjatë aktivitetit dedikuar luleve, Chelsea Flower Show, Kate u shfaq me njërin gisht të fashuar. /a.y/noa.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re