Zbardhen të tjera detaje për atentatin ndaj Nuredin Dumanit në Elbasan, i cili u arrestua mbrëmjen djeshme disa orë më vonë në Fier, teksa ishte i plagosur.

Mësohet se bashkë me Dumanin në mjetin tip BMW kanë qenë edhe dy persona të tjerë, të cilët policia dhe grupi hetimor kanë dyshime se dhe ata kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se makina që qëlloi ndaj mjetit tip BMW është i markës Mercedes Benz. Nga kjo e fundit besohet se është qëlluar nga dy armë nga dy pozicione.

Në pamundësi për t’u arratisur, Dumani është arrestuar në Fier menjëherë pas atentatit të ndodhur në Elbasan. Forcat RENEA, mbërritën në apartamentin ku 37 vjeçari po qëndronte dhe e arrestuan ndërkohë që konstatuan se ishte i plagosur.

Më herët, u publikua lajmi se janë arrestuar edhe dy mjekë dhe një infermier të cilët mjekuan fshehtas Dumanin, ndërkohë që ky i fundit ishte person i shpallur në kërkim.

Dyshohet se ndihmuan Dumanin, ja kush janë 2 mjekët dhe infermieri të arrestuar në Elbasan (EMRAT)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re