Mistura mbajti një fjalim konferencën me temë “Mekanizmat e ndërtimit të shtetit dhe shoqërive pas luftërave dhe konflikteve”, organizuar në kuadër të Forumit Botëror të Rinisë ne qytetin Sharm el-Sheik të Egjiptit.

Duke vlerësuar situatën në Siri, De Mistura tha se shumë vende evropiane bartin qëllimin e mirë për të mbështetur rindërtimin e Sirisë, ndërsa parashikoi se ato do ta preferonin këtë alternativë, pasi është më e mirë se sa mbajtja e refugjatëve sirianë në tokat e tyre.

Në samitin katesh që ishte mbajtur më 27 tetor në Stamboll ishte theksuar rëndësia që ka paqja afatgjatë në Siri dhe ishte bërë thirrja për krijimin e një komiteti për hartimin e një kushtetute të re deri në fund të vitit.

Samiti në Stamboll ishte mirëpritur nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdogn) dhe në të kishin marrë pjesë Kryetarët e Shteteve të Rusisë Vladimir Putin, Francës Emmanuel Macron dhe kancerlarja gjermane Angela Merkel.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re