Kryeministri Edi Rama ka reaguar për mitingjet që, Lulzim Basha pa mban me militantë të PD duke shkelur rregullat antiCovid.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama e ka quajtur sjelljen e kryedemokratit një gabim djallëzor.

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.

Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku.

*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv

(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)”– shkruan Rama teksa poston fotot. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re