Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto të një prej mitingjeve të Bashës në Tiranë, si dhe një foto të qytetarëve që janë duke mbajtur radhën për t’u vaksinuar, në Koplik.

“Vaksinimi dhe Infektimi vazhdojnë paralelisht, si nje provë kokëfortë e zgjedhjes që duhet të bëni në 25 prill:

Për shëndetin e popullit e familjes suaj apo për pushtetin e Saliut, Ilirit, Monikës e Lulit;

Për Rindërtimin e zhdukjen e pasojave të tërmetit apo për një tjetër rrëshqitje tëposhtë të krejt Shqipërisë;

Për forcimin e shtetit, të drejtësisë e të rregullave të bashkëjetesës mes njerëzish apo për rikthimin e paligjshmërisë, vrazhdësisë e kaosit në qytetet e rrugët tona;

Për rritjen e ekonomisë e fuqizimin social me punë e me durim apo për rizhytjen në batakun e keqqeverisjes e të rrumpallës antishtet…

*Vaksinimet në Koplik dhe infektimet në mes të Tiranës”– shkruan Rama teksa poston foton. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re