Skip to content

Mitingjet me qindra njerëz/ Edi Rama thirrje publike Lulzim Bashës: Shfaqje absurde dhe dëmtuese, të bëhemi bashkë dhe të kërkojmë…

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që ti japë fund mitingjeve që është duke zhvilluar sa në një qytet, në një tjetër.

“Po bëhet një shfaqje rutinë shkelja e rregullave, inskenimi i një spontaniteti, që vetëm ispontanitet nuk është, për fitoren imagjinare të atyre që kanë humbur çdo shans në të shkuarën, që populli ua dha për të drejtuar vendit. Shqiptarët nuk duan më që të eksperimentojnë më rikthimin e PD-së në pushtet, dhe çfarë PD-je? Që është e përfaqësuar sot nga skuadra më e keqe, më e dobët, më absurde e 30 viteve.

Është sfida e kapërcimit të hendekut që është krijuar nga armiku i padukshëm, po sabotohet nga thjesht dhe vetëm interesi politik i një pale, që përfaqëson pakicën. Ne duhet ta këpusim sa më shumë zinxhirin e infektimeve, kjo është arsyeja se pse vazhdojmë përpjekjet për sigurimin e vaksinave, me objektivin që përmes një vaksnimi masiv, të lehtësojmë ndjeshëm sezonin turistik. Dua ti bëj thirrje publikisht Lulzim Bashës dhe opozitës, që të frenohen nga dhënia e këtyre shfaqjeve absurde, që janë dëmtuese, të pamoralshme, të një beteje, ku i gjithë populli duhej të ishte në një.

Nga ana tjetër të mos ushqehen me iluzionin se duke mbledhur tufa me dy gishta do marrin fitore, rregullat duhet të respektohen dhe çdokush duhet të shtrëngojë veten. Ne nuk kemi pranuar që të shtrëngojmë ekonominë dhe mundësinë për punë, por ama nga ana tjetër kjo nuk do të thotë që njerëzit të lëshohen në situata që bëjnë të kundërtën e vaksinës.

Nëse është nevoja për të zgjeruar nurmin e njerëzve të grumbulluar, këtë nevojë ta adresojmë së bashku, duke iu drejtuar autoriteteve. Ne nuk e kemi problem, mbajmë distancën, dhe kaq, por nuk mund të vazhdohet kështu. I ftoj të gjithë shqiptarët që të mos jenë tolerantë në raport me këto shfaqje, që të kujtojnë mitingjet pa shije të viteve 90”.

/faxweb