Skip to content

Mitingu përmbyllës/ Demokratët mbushin “Bulevardin e Ri”, priten fjalime nga Berisha, LaCivita dhe Elmar Brok

WhatsApp Image 2025 05 09 at 19.32.07 1536x1024 1

Partia Demokratike ka përgatitur mitingun përmbyllës të fushatës elektorale në Tiranë, për zgjedhjet e 11 majit.

Mbështetësit e PD-së janë mbledhur në Bulevardin e Ri, duke pritur mbërritjen e Sali Berishës, liderit të tyre.

Ky do të jetë tubimi i fundit i PD-së për këtë fushatë zgjedhore, ku priten të mbajnë fjalime kryedemokrati Sali Berisha, kryestrategu i fushatës së PD, Chris LaCivita si edhe politikani gjerman Elmar Brok.