Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka uruar Mitropolitin Joan Pelushi për zgjedhjen e tij si Kryepeshkop i ri i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shprehe se Kisha Ortodokse Autoqefale do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit.

“Shumë urime për Kryepeshkopin e ri të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Hirësinë e tij, Imzot Joanin! Nën drejtimin e tij, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të vazhdojë të jetë një shtyllë e fortë e besimit, paqes dhe vlerave shpirtërore për besimtarët dhe për gjithë shoqërinë shqiptare.,” – u shpreh Presidenti Begaj.

Zgjedhja e Kryepeshkopit të ri shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin ortodoks në Shqipëri.

Mitropoliti Joan Pelushi u zgjodh në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë pas ndarjes nga jeta disa muaj më parë të Hirësisë së Tij, Anastasit.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko