Pjesëtarët e Policisë së Kosovës hynë në pjesën veriore të Mitrovicës dhe Zubin Potokut, me qëllim të rritjes së prezencës së tyre në pjesët e qytetit ku jeton popullata etnikisht e përzier, kryesisht shqiptarë. Qëllimi i ardhjes së këtyre njësive është ekskluzivisht “mbrojtja e pjesëve etnikisht të përziera të qytetit dhe pas disa ankesave të shqiptarëve nga veriu se nuk ndihen të sigurt”, e thënë kjo nga Policia e Kosovës.

Mësohet nga burime policore se ky përforcim policor zbatohet “ekskluzivisht për pjesët etnikisht të përziera të qytetit, me qëllim mbrojtjen e popullatës në këto pjesë të qytetit, pas disa ankesave të shqiptarëve nga Mitrovica veriore se nuk ndihen të sigurt.

“Prioritet i Policisë së Kosovës është siguria për të gjithë qytetarët, andaj duke vlerësuar situatën dhe trendet aktuale në komunat veriore, policia në ditët në vijim do të rrisë prezencën e policisë në veri për të arritur qëllimet”, njoftoi policia më herët gjatë mbrëmjes të së enjtes.

Me këtë rast ka folur edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça, i cili ka thënë se prania e shtuar e policisë është e nevojshme “pas sulmeve të njëpasnjëshme pas sulmeve të armatosura ndaj policëve dhe qytetarëve në veri”.

“Policia e Kosovës ka mandatin dhe detyrën që të garantojë sigurinë, të garantojë rendin dhe sundimin e ligjit. Ditët e fundit, pas sulmeve të njëpasnjëshme të armatosur ndaj punonjësve të policisë dhe qytetarëve në veri të vendit, është e nevojshme të rritet prania e policisë për sigurinë e të gjithë qytetarëve. Sipas deklaratës tashmë zyrtare të Policisë së Kosovës, është shtuar prezenca e policisë në veri të vendit. Lusim të gjithë qytetarët për paqe dhe bashkëpunim me Policinë e Kosovës, e cila avokon për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa asnjë dallim”, ka shkruar Svelç në një postim në Facebook.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re