Skip to content

Mitrovicë, vendosen njësitë elite të Policisë së Kosovës

Njësitet elitare të Policisë së Kosovës kanë filluar të grumbullohen në bazën “Belvedere” të kësaj njësie që gjendet në fshatin Frashër të Mitrovicës.

 

Mëngjesin e kësaj të diele përveç pjesëtarëve të Policisë që janë të vendosur në atë bazë, kanë ardhur edhe forcat e njësisë elitare të njohur si “FIT” dhe forca të tjera speciale nga Prishtina.

 

Gjithashtu dhe ushtria serbe ka rritur gatishmërinë e saj, siç raportojnë mediet serbe për shkak të tensioneve në Kosovë.

 

Sipas mediave serbe organet e sigurisë kanë rritur aktivitetet e tyre për të parandaluar planet për trazira në veriun e Kosovës, edhe si pasojë e veprimtarisë së qarqeve të caktuara në Serbi, që përmes lajmeve të rreme po shqetësojnë popullatën serbe në veriun e Kosovës.