Evropa duhet të përgatitet për një valë të re migracioni dhe refugjatësh, paralajmëroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë përpara një takimi të Këshillit Evropian pas ofensivës turke në Siri, raporton AFP.

Njëqind ditë pas marrjes së detyrës, Mitsostakis, vendi i të cilit është bërë porta kryesore e migracionit për në Evropë këtë vit, iu drejtua të mërkurën vendeve të BE-së që refuzuan të pranojnë migrantë.

“Duhet të ketë pasoja për ata që nuk duan të marrin pjesë në detyrën e solidaritetit evropian”, tha shefi i qeverisë greke.

Para parlamentit grek, kryeministri paralajmëroi se do të kërkojë “sanksione specifike” për ato vende, por nuk specifikoi cilat.

Me më shumë se 70,000 azilkërkues në Greqi, afër 33,000 në ishujt e Egjeut afër Turqisë, Mitsotakis përmendi ato që i quajti  “qasje të papranueshme të disa vendeve anëtare të BE që ata konsiderojnë se nuk janë problemi i tyre”.

“Ne në Greqi kemi midis 3000 dhe 4,000 të mitur të pashoqëruar, kështu që vendet evropiane duhet të marrin përsipër një pjesë të barrës”, i tha ai AFP.

Mitsotakis është zotuar të ngrejë pyetjen e pashmangshme të ndarjes së migrantëve dhe theksoi se Greqia nuk mund të mbajë e vetme barrën.

“Ne po përballemi me një problem të përmasave të rënda”, shtoi kryeministri grek.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re