Vizioni i anëtarësimit në BE për rajonin është bërë i turbullt dhe është zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer në vitet e fundit, thotë Kyriakos Mitsotakis.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis beson se Bashkimi Evropian duhet të ofrojë integrimin e të gjithë Ballkanit Perëndimor deri në vitin 2033 dhe e quajti atë një “hap të guximshëm, por të domosdoshëm”.

Në një artikull të botuar në Politika në prag të samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) në Greqi, ai deklaroi se BE-ja duhet të dëshmojë se kur paraqet një vizion, ka synimin dhe kapacitetin për ta zbatuar atë.

Vizioni i anëtarësimit në BE për rajonin është bërë “i mjegullt dhe është zbehur në sytë e qytetarëve të frustruar dhe të zhgënjyer në vitet e fundit”, ndërsa procesi i zgjerimit ka ngecur për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe migrimit, tha ai, cituar nga Reuters.

“Mesazhi im sot është i qartë: në përputhje me kriteret e përcaktuara, ne ofrojmë integrimin e të gjithëve në Ballkanin Perëndimor në BE deri në vitin 2033; ky është një afat ambicioz, por i arritshëm”, tha kryeministri grek.

“Hapi i parë duhet të jetë një vendim brenda dy javësh në Bruksel për të zhbllokuar rrugën drejt Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë”, përfundoi Mitsotakis.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re