Skip to content

Mitsotakis në videokonferencën e liderëve evropianë: Vetëm Ukraina mund të marrë vendime për çështjet e integritetit territorial.

6343484

Kryeministri grek foli me Volodymyr Zelensky përpara takimit të nesërm me Presidentin e SHBA-së në Shtëpinë e Bardhë.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis mori pjesë në videokonferencën e liderëve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të organizuar me iniciativën e Francës.

Gjatë videokonferencës, liderët u informuan mbi rezultatin e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin.

Ata gjithashtu shkëmbyen mendime përpara takimit të nesërm midis Zelensky dhe Trump në Shtëpinë e Bardhë, në të cilin do të marrin pjesë edhe liderë evropianë.

Greqia mbetet e vendosur në qëndrimet e saj të përhershme mbi nevojën për një armëpushim të menjëhershëm dhe rëndësinë e garancive të sigurisë dhe pjesëmarrjes amerikane në masa të tilla. Lidhur me çështjet e sovranitetit dhe integritetit territorial, vetëm Ukraina mund të marrë vendime.

Përshtati në Shqip S