I pranishëm në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë do të jetë dhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Greqia e mbështet perspektiven europiane të Ballkanit Perëndimor, por vendet kandidate duhet të respektojnë parimet dhe vlerat bazë europiane. Kjo është ajo çfarë, sipas mediave greke, Mitsotiakis do të përcjellë në Samit, duke nënvizuar se nuk ka përjashtime nga rregullat e shtetit ligjor dhe kjo ka të bëjë me të gjitha vendet kandidate për anëtarësim.

Kryeministri, sipas burimeve të Protothema, pritet të ketë në agjendën e tij të diskutimeve çështjen e kryebashkiakut Fredi Beleri, i cili ndodhet në burg prej 12 majit, për blerje votash. Mitsotakis do të kërkojë që Beleri të lejohet të bëjë betimin si kryebashkiak.

“Kryeministri e kishte bërë të qartë se rasti i Fredi Belerit do të ketë pasoja në marrëdhëniet greko-shqiptare dhe do të ndikojë në vendimet e Greqisë për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë”, thanë të njëjtat burime për Protothema.

Samiti i Procesit të Berlinit zhvillohet sot në Tiranë dhe do të fokusohet në çështjet e konvergjencës ekonomike të Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe integrimin e tyre, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe, si dhe mbështetjen e tranzicionit të gjelbër dhe digjital në rajon.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re