Ish-guvernatori i shtetit meksikan Jalisco, Aristóteles Sandoval, u ekzekutua në banjën e një restoranti në plazhin Puerto Vallarta.

Zyrtarët thanë se Aristóteles Sandoval u qëllua në shpinë nga një sulmues i paidentifikuar ndërsa eskorta e tij ishte jashtë.

Të shtënat vazhduan ndërsa truprojat u përpoqën ta transferonin Sandoval në spital, raportoi AP.

Sandoval ishte guvernator nga 2013 në 2018. Ai ishte në shënjestër të kartelit Jalisco, i cili u bë një nga më të fuqishmit në shtet, duke mbjellë vdekjen dhe hakmarrjen, shton AP.

Sot, ky kartel garon për epërsi me kartelin Sinaloa, shefi i të cilit ishte famëkeqi El Chapo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re