Forcat izraelite përdorën gaz lotësjellës mbi palestinezët teksa këta të fundit po falnin namazin e xhumasë në Bregun Perëndimor.

Palestinezët u mblodhën për të protestuar kundër ndërtimit të vendbanimeve ilegale hebraike në Bregun Perëndimor.

Ata mbollën pemë ulliri në fshatin Beit Dejan, në Nablus, në shenjë proteste kundër vendbanimeve të paligjshme hebreje.

E ndërsa po falnin dhe namazin e xhumasëm, forcat izraelite lëshuan gaz lotsjellës ndaj tyre, pa pyetur për çastet e adhurimit.

Izraeli ka pushtuar Jeruzalemin Lindor dhe Bregun Perëndimor që nga viti 1967. Ka rreth 200,000 emigrantë hebrenj në Jeruzalemin Lindor dhe dy herë më shumë në Bregun Perëndimor. Të gjitha vendbanimet hebraike të sapondërtuara në zonë janë të paligjshme sipas normave ndërkombëtare.

Midis Bregut Perëndimor dhe Jeruzalemit, Izraeli ka ndërtuar një “mur ndarjeje” për të parandaluar ardhjen e palestinezëve në Jeruzalem. Në të njëjtën kohë, që nga viti 2006, Izraeli ka mbajtur Gazën Palestineze nën embargo dhe bllokim.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re