Pas publikimit në media të lajmit se kreu i grupit parlamentar socialist  Taulant Balla rezulton me plagjiaturë të tezës së tij doktorate, reagon motra e deputetit.

Përmes një postimi në rrjetin social instagram, ajo nuk ka ngurruar të publikojë gjithë dëftesat dhe diplomat e vëllait të saj deputet qe nga femijeria, ndërsa nuk e ka kursyer gjuhën, teksa përdor një shprehje popullore, kur thotë se: Zagajt le te lehin, karvani eshte nisur perpara qe ne 8-vjecare,  edhe mjaft e u(shqyet) kete popull me shpifje se… c’keni mbjelle do te korrni – thote “serisht” populli.

Ndonëse në dëftesat dhe diplomat e zotit Balla  e motra ka publikuar dhjetat e tij, sigurisht ajo nuk ka mundur kurrsesi të rrëzojë argumentin e plagjiaturës, për të cilën deputeti Balla përmendet dhe akuzohet.

Sipas Top Story doktoratura e Ballës e mbrojtur në vitin 2015 i gjithë kapitulli 5 i saj, është plagjiaturë. Ai e ka vjedhur atë informacion nga një punim shkencor i “Qendrës Për Kërkime Politike Europiane” në Bruksel. Material i botuar në vitin 2009 dhe e mbrojtur me të drejtat e autorit.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re