Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë për çmimin e lartë të energjisë.
Në një postim në rrjetet sociale, kryedemokrati shprehet se rritja e çmimit ka varfëruar shqiptarët.
Përmes një video ilustruese Basha bën thirrje se bashkë me shqiptarët do të sjellin ndryshimin.
“Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”, shkruan Basha.
