Yuri Kim: Më duhet të hamendësoj që nga salla e mbushur plot këtu që kjo nënkupton që qeveria e Shqipërisë është shumë e përkushtuar kundër korrupsionit në një mënyrë që i kalon përkushtimin e saj të mëparshëm dhe për këtë ju nxisim

Lufta kundër korrupsionit është ajo për të cilën flasim, jo sepse ne nuk kemi korrupsion, por flasim për të sepse ne kemi përjetuar në historinë tonë cdo të thotë kur nuk e lufton korrupsion dhe kur nuk e mbron demokracinë

Do të doja të thoja se të gjithë ne, ju si qytetarë të Shqipërisë dhe unë si përfaqësuese e SHBA duhet të bëjmë sëbashkë forcat në këtë cast historik për të thënë mjaft me korrupsionin dhe të mbrojmë demokracinë, për të thënë që Shqipëria të mund të jetë më e fortë.

Mendoni se ku keni arritur si vend. Festuam 30 vite të Shqipërisë së lirë, të një demokracie dhe një populli që hoqi qafe diktaturën dhe komunizmin.

Diktatura dhe komunizmi janë forma e saj e korrupsionit dhe ata që e kanë përjetuar e dinë që kjo është e vërteta e korrupsionit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re