Aperol Spritz është tani një nga koktejet më të dashura dhe më të njohura të verës, por popullariteti i tij i ka frymëzuar baristët dhe dashamirësit e koktejeve të eksperimentojnë me versione të reja dhe krijuese.

Nëse doni të provoni diçka të ndryshme, por me shijen e njohur të Aperol, 4 recetat e mëposhtme ofrojnë një mënyrë të freskët dhe origjinale për të shijuar pijen e dashur.

Aperol Paloma

Përbërësit për 1 porcion
45 ml tekila
45 ml grejpfrut i kuq i shtrydhur fllad
30 ml Cointreau
22 ml Aperol
15 ml lëng limoni i shtrydhur fllad
akull
një fetë e hollë limoni për zbukurim

Përgatitja
Në një mikser, shtoni tekilën, lëngun e grejpfrutit, Cointreau, Aperol dhe lëngun e limonit dhe shtoni akull në mes të mikserit. Mbylleni dhe tundeni për rreth njëzet sekonda. Shërbejeni në një gotë të mbushur me akull dhe shtoni fetën e limonit.

Aperol Spirtz i Ngrirë

Përbërësit për 1 porcion
2 portokalle
2 limonë
90 ml Prosecco
30 ml Aperol
200 g sheqer i grimcuar
akull

Përgatitja
Prisni portokallet dhe limonët përgjysmë dhe shtrydhini. Pritini hollë gjysmën e portokallit për zbukurim. Në një tas të madh, përzieni Prosecco-n, Aperol-in dhe lëngun nga limonët dhe portokajtë. Në një tenxhere të vogël, përzieni sheqerin e grimcuar me një filxhan ujë dhe lëreni të ziejë ngadalë në zjarr mesatar derisa të bëhet transparent – rreth 3 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Në një blender, kombinoni përzierjen me alkoolin dhe 30 ml shurup (ruajeni pjesën tjetër për serinë tjetër) dhe përzieni derisa akulli të shkrihet dhe përzierja të duket uniforme.
Hidheni në një gotë, zbukurojeni dhe shijojeni.

Mezcal Aperol Spritz

Përbërësit për 1 porcion
60 ml Mezcal ose tekila juaj e preferuar
60 ml lëng portokalli
60 ml Aperol
180 ml sodë e ftohtë
akull
feta portokalli për zbukurim

Përgatitja
Në një gotë të gjatë vere, mbusheni me akull dhe shtoni tekilën, lëngun e portokallit dhe Aperolin. Shtoni fetën e portokallit dhe sodën dhe përzieni.

Rose Aperol Spritz

Përbërësit për 1 porcion
90 ml Aperol
120 ml verë rozë e thatë e gazuar
30 ml sodë
feta pjeshke për zbukurim
akull i thërrmuar

Përgatitja
Mbushni një gotë deri në gjysmë me akull të thërrmuar. Shtoni Aperol dhe verën rozë të gazuar dhe përzieni. Shtoni sodën dhe fetën e pjeshkës dhe shërbejeni.

Përshtati në Shqip S

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re