Të armatosur e të dhunshëm, 8 persona janë arrestuar nën dyshimin se po përpiqeshin të organizonin një aksion terrorist për të hedhur në erë parlamentin Italian, si dhe të sulmonin të gjitha trupat televizive e të dhunonin gazetarët.

Gjithçka ishte programuar për datat 11 e 12 shtator në protestën që do zhvillohej në Romë kundër vendimit për pasaportën e gjelbër.

Operacioni u shtri në disa qytet ku u sekuestruan materiale informatike me mesazhe mjaft të forta mbi planet që aktivistët e “No vax” po përgatiteshin të kryenin.

“Të hedhim parlamentin në erë, së bashku me ata brenda… mjafton një dron i vogël i komanduar në distancë mbi çatitë e Romës e me 500 gramë tritol…. e lëmë të rrëzohet ….”, thuhet në një nga bisedat që të arrestuarit shkëmbenin me njëri-tjetrin në platformën social Telegram.

Në një bisedë tjetër rezulton se ata po përgatiteshin për sulme të armatosura gjatë protestës së fundjavës, e po organizonin edhe blerjen e armëve online.

“Nëse nga larg shinin furgonat e televizoneve publike e private, vërini flakën, hidhini molotov, i vini flakët bashkë më ata brenda…” është një nga bisedat mes tyre e bërë publike nga autoritetet policore italiane gjatë konferencë për shtyp.

Qëllimi i tyre ishte që protesta të shtrihej dhe në të gjitha kryeqytetet e tjera të Europës. 8 personat e arrestuar akuzohen për thirrje aktesh të dhunshme.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re