Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Teresa” ka dhënë njoftimin se duke nisur që prej ditës së sotme, kufizimet anti-COVID do të hiqen edhe për Belgjikën. Të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë nuk kanë nevojë as për test dhe as për certifikatë vaksinash.
Postimi i Plotë
Belgjika ✈
📌 Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.
📌 As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.
📌 Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.
Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tirana International Airport
…
/faxweb