Vetëm pak kohë pas inaugurimit të ndërhyrjeve në lagjen “Naim Frashëri” në Pogradec, reshjet e shiut kanë nxjerrë në pah problematikat me sistemin e kullimit.
Pusetat u bllokuan, ndërsa uji vërshoi në rrugë duke krijuar një “lum” në mes të lagjes muze.
Situata ka ngritur pikëpyetje mbi cilësinë e punimeve të kryera dhe funksionimin e rrjetit të kanalizimeve, pasi një zonë e rehabilituar dhe inauguruar vetëm pak kohë më parë nuk arriti të përballojë reshjet, duke u përmbytur nga bllokimi i pusetave.
