Mjalti Manuka është një aleat i fuqishëm për shërimin e plagëve dhe irritimeve të lëkurës, pasi ka veti antioksiduese, antimikrobike dhe antiproliferative.

Mjalti Manuka vjen nga pema manuka (Leptospermum scoparium) dhe grekët e lashtë, egjiptianët dhe kinezët e përdornin tashmë për të trajtuar djegiet, plagët, cistat.

Në të vërtetë, një nga vetitë e mjaltit Manuka është aktiviteti i tij antimikrobik: në fakt ai është i aftë të vrasë insektet dhe bakteret që mund të jetojnë në lëkurë ose brenda një plage. Ai përmban dy përbërës kyç antimikrobikë: metilglioksal dhe peroksid hidrogjeni.

Mjalti Manuka është treguar gjithashtu se përmirëson procesin e shërimit të plagëve duke stimuluar granulimin dhe epitelizimin e lëkurës.

A e njihnit?

PS. E vetmja masë paraprake: mbani mend se produktet me bazë mjalti duhet të shmangen tek fëmijët nën moshën 1 vjeç, sepse ato mund të përmbajnë spore Clostridium botulinum dhe të çojnë në botulizëm foshnjor.

Në vitin 2009, shkencëtarët publikun studimin mbi përparësitë e mjaltit “Manuka”, krahas antibiotikëve. Hulumtimi ishte botuar në Gazetën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive në qershor të vitit 2009, dhe u vlerësua si tepër i rëndësishëm në kohën kur po vihej në diskutim efekti i antibioikëve.

Ky mjaltë quhet mjalti Manuka dhe kultivohet në Zelandë të Re dhe Australi.

Mjalti është bërë kaq popullor,saqë ka mungesë të plotësimit të kërkesave për të. Por, çfarë e bën kaç të mahnitshme këtë mjaltë?

 

 

Mjalti Manuka vret bakteret në momentin që konsumohet, duke e bërë të pakrahasueshëm me ndonjë antibiotikë tjetër në tregjet farmaceutike.

Dr Dee Carter nga Universiteti i Sidneit të Shkencave Biologjike Molekulare dhe Mikrobiale, ka vlerësuar se ky mjaltë ka komponime si methylglyoxal që dëmton sistemin e shumë baktereve në organizëm.

Studiuesit australianë që zhvilluan studimin përfunduan se mjalti “vrau ​​çdo baktere ose patogjen që e testuan atë.

Mjaltin Manuka mund ta përdorin të gjithë dhe ai ka efekt në parandalimin dhe trajtimin e kancerit, reduktimin e kolesterolit të lartë, reduktimin e inflamacionit s, trajtimin e diabetit, trajtimin e infeksioneve të syrit, veshit dhe sinusit dhe trajtimin e problemeve gastrointestinale. Mjalti Manuka është tepër i dobishëm për trajtimin e lëkurës, plagëve dhe dhimbjeve të këmbeve.

/shkollaeshendetit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re