Njerëzit që jetojnë në qytetin Ramyan në provincën Gulistan në veri të Iranit merren me bletari në zonën e pyllit Hirkani, i cili është i pasur me florë.

Në pyllin Hirkani gjenden pemët më të vjetra në botë. Zona është e njohur nga bletarët për shkak të shumëllojshmërisë së bimëve dhe pemëve.

Rajoni Peshmeki, i vendosur në pjesët e larta të shpateve të pyllëzuara në të cilat ndodhet qyteti Ramyan, është ndër vendet më të dëshirueshme për bletarët. Zona është një strehë për adhuruesit e natyrës dhe kafshëve të egra, si dhe për bletarët.

Zonat që dashamirët e natyrës vizitojnë ditën, natën janë vende ku kafshët e egra, veçanërisht arinjtë, kërkojnë ushqim.

Zona ku bletarët lënë kosheret e tyre është e vështirë për t’u arritur. Megjithatë, ata vendosin për këtë lëvizje për të pasur një sezon sa më të mirë dhe për të marrë mjaltin më të mirë të mundshëm.

Ndërsa temperaturat e larta të ajrit janë regjistruar në Ramyan, në Peshmeki është koha e pranverës. Vëmendja tërhiqet nga lulet që sapo kanë lulëzuar. Bletët në këtë zonë prodhojnë mjaltin më cilësor, i cili është më i kërkuari ndër banorët e zonës.

Bletarët marrin porosi para fillimit të vjeljes së mjaltit. Përpara se kosheret të fillojnë të lëvizin në një rajon tjetër, mjalti i prodhuar tashmë ka arritur te konsumatori.

Jevad Naimi ka vite që merret me bletarinë në këtë zonë.

Naimi deklaroi se qyteti Ramyan është qendra e bletarisë së provincës Gulistan dhe se ka rreth 16 vite që merret me bletari.

Duke vënë në dukje se një nga ndalesat e tyre gjatë sezonit të bletarisë është rajoni Peshmeki, Naimi theksoi se mjalti që ata prodhojnë në këtë rajon është më i kërkuari.

Duke e cilësuar bletarinë si një “profesion të bukur”, Naimi tha:

 “Ti je ndërthurur me natyrën, është komode dhe larg turmës së qytetit. Kam gati 16 vite që e bëj këtë punë, jam i kënaqur”.

Ai thekson se natyra e Ramyanit është e përshtatshme për bletari.

“Kam më shumë se 300 koshere bletësh, marr rreth tre tonë mjaltë në vit. Jam i lumtur falë Zotit. Unë e dua natyrën, merrem me bletari”, tha Naimi.

Me të është edhe vajza e tij nëntëvjeçare Bahare.

“Kur vjen babai këtu, unë vij me të. Unë vij të mësoj bletarinë dhe të ndihmoj babain tim”, tha Bahare.

Sulejman Kovanli, i cili ka ardhur për të blerë mjaltë nga Naimi, tha se këtë vit në rajon ka pasur shumë reshje shiu, kështu që do të ketë pak mjaltë. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re