Skip to content

Mjegulla e dendur mbulon Krujën, vështirësi në qarkullimin e automjeteve

mjegull

Një mjegull e dendur ka mbuluar të gjithë ultësirën e Krujës, nga Thumana deri përtej Rinasit, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë nga veriu në drejtim të Tiranës, apo anasjelltas, duhet të tregojnë kujdes të shtuar, pasi shikueshmëria është e dobët.

Kushtet e vështira atmosferike mund të rrisin rrezikun për aksidente, ndaj drejtuesit e mjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë, të mbajnë distancën e sigurisë dhe të përdorin dritat e përshtatshme gjatë lëvizjes në këtë segment rrugor.