Mjegulla fillon nga Qafë Thana e deri në Kapshticë, si dhe në të gjitha akset e tjera nacionale e rurale të juglindjes.
 
Për të shmangur aksidentet, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka shtuar patrullat, veçanërisht ne akset qe kane fluks te larte qarkullimi mjetesh.
 
Edhe drejtuesit e makinave pranojnë se në juglindje gjatë këtyre ditëve, qarkullimi është i vështirë.
 
Megjithë situatën e krijuar nga mjegulla e dendur,  konfirmohet se nuk janë regjistruar aksidente me pasoja te renda.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re