Mjegulla ka ‘pushtuar’ juglindjen e vendit.  Një pjesë e mirë e zonave të Qarkut të Korçës diten e sotme janë mbuluar nga tymi i bardhë.

 

 

Mjegulla ka qenë e dendur edhe në rrugët kryesore nacionale përfshi dhe aksin Kapshticë-Qafë Plloçë. Në kushte të tilla policia rrugore i ka kërkuar drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes me shpejtësinë në të gjitha zonat e perfshira nga mjegulla.

 

 

Për të shmangur keshtu aksidentet në këto rrugë ku dhe lëvizja e mjeteve është më e madhe. Nga ana e sektorit të qarkullimit nuk bëhet me dije për aksidente gjatë ditës së sotme. Kjo edhe falë masat të shtuara nga policia rrugore.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re