Në 24 orët e fundit, në vend janë konfirmuar 737 raste të reja me koronavirus. Nga këto raste, në Berat janë konfirmuar disa raste personel shëndetësor.

Është konfirmuar pozitiv për virusin një mjek në Qendrën Shëndetësore Nr.1, një imazherist në Spitalin Rajonal Berat si dhe dy infermierë në qendrën Shëndetësore Nr. 2.

Po ashtu, janë infektuar edhe dy elektricistë.

Rastet e tjera vijojnë si më poshtë:

-1 punonjës në Ujësjellës-Kanalizime Berat.

-1 punonjëse në Pallatin e Kulturës.

-1 sanitare në Këshillin e Qarkut Berat.

-1 punonjës në Filialin e Postës Shqiptare.

-1 specialist i teknologjisë së informacionit në bashkinë Berat.

-1 polic në Burgun e Beratit.

-1 inxhinier kimist në Doganën Berat.

Raste në disa fasoneri

-1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Otllak.

Urë-Vajgurore.

-1 mësues në shkollën 9-vjeçare “Koço Brisku”.

-1 mësuese në gjimnazin “Muhamerr Janina”.

Raste aktive në Berat rezultojnë të jenë 487.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re