Spitalet e Tiranës vazhdojnë sistemin e patronazhimit neper rrethe, duke kryer ndërhyrje kirurgjikale qe me pare nuk mund te bëheshin per shkak te mungesës se mjekeve specialiste. Ditët e fundit është bere nje ndërhyrje e vështire ne Gjirokastër, ndërsa jane kryer edhe vizita te shumta.
Ne këtë mënyre, qytetareve nuk u është dashur te udhëtojnë drejt Tiranës per te marre shërbimin ashtu si me pare. Ministrja e shendetesise Ogerta Manastirliu ishte ne jug ku pa nga afer punën e mjekeve te ardhur nga kryeqyteti, dhe premtoi se brenda tre muajsh ky spital do te kete aparatura biomjekësore, si mamografia e re, eko abdominale dhe inkubatorë qe mungojnë.


