Autoritetet shëndetësore franceze rekomandojnë një dozë të vetme të vaksinës COVID për njerëzit që janë infektuar më parë me virusin.

Ata vërejnë se njerëzit që janë rikuperuar nga koronavirusi tashmë kanë zhvilluar imunitet dhe duhet të vaksinohen tre deri në gjashtë muaj pas kësaj.

Franca është vendi i parë që e këshillon këtë, shkruan BBC.

Ky rekomandim vjen në një kohë kur qeveritë në të gjithë botën po nxitojnë të vaksinojnë banorët për ta kthyer jetën në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.

Haute Autorité de Santé thotë se katër studime sugjerojnë një dozë të vetme në një rast kur një person ka kapërcyer COVID-in, për shkak të imunitetit të zhvilluar.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re