Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar për “Autonominë Menaxheriale për spitalet rajonale u shpreh mjekësia sot është në një stad tjetër dhe këtë e konfirmon si pacient  i QSUT

Ai po ashtu ndau një detaj me ministrin e Jashtëm, i cili është operuar pak ditë më parë në repartin e sëmundjeve të brendshme dhe sipas Ramës kishte mbetur i habitur nga cilësia.

Rama tha se sot, çdo person pavarësisht situatës ekonomike ka mundësinë të marri një shërbim dinjitoz.

Rama: Dhjetë vite më parë këto pamje nga spitalet sot, do të ishin pamje të dëshire që mund të shiheshin në ëndrra. Sot jemi në stad tjetër dhe këtë mund ta konfirmoj si pacient i QSUT.

Ministri i Jashtëm bëri operacion në repartin e sëmundjeve të brendshme dhe më shkruan “nuk mund ta besoj dot që ky është spitali ynë në Tiranë” dhe kështu dëshmojnë shumë njerëz që kanë kaluar në atë spital.

“Ishte nder që të kishim në sallën e operacionit një kryeministër, për herë të parë në këtë vend” më tha një demokrat.

Ka qenë një nga objektivat strategjik që mjekëve në shërbimin publik spitalor, t’i jepnim një fuqi për mes autonomisë manaxheriale dhe po ashtu edhe spitaleve.

Kur ne nisëm këtë rrugë, disa struktura private kishin kushte më të mira, por sot nuk është kështu dhe mjekët janë po ato.

Cila është arsye për të shpenzuar në spitalet private, kur edhe në shtet ke të njëjtat kushte dhe të njëjtat mjek. Ka vetëm një arsye, perceptimi ende për t’u mundur i shërbimit publik, ku nuk ka kushte.

Sot çdo shqiptar, përtej mundësisë ekonomike, e ka mundësinë që të marri shërbim spitalor dinjitoz.

Sot hymë në një kapitull të ri, falë faktit që spitali Memorial shërbeu për të pilotuar autonominë menaxheriale.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re