Ish kryeministri i Italisë, Romano Prodi u vlerësua sot me titullin “Doctor Honoris Causa” nga universiteti i Mjekësisë.

 

Ai rikujtoi kohën e tij në Tiranë, ndërsa u ndal edhe në punën e Bashkimit Europian, nga i cili kërkoi përshpejtim të zgjerimit.

 

ROMANO PRODI

ISH KRYEMINISTËR I ITALISË

 

“Kam lidhje të fortË me Shqipërinë. Nisi në një moment tejet të vështirë. Nuk i harroj dot ato moment t vështira. Erdha dhe pashë Tiranën dhe kuptova se gjërat ndryshojnë. Mund të ndryshojnë. Merita ime më e madhe është që kam vendosur një marrëdhënie respekti dhe barazie, e jo varësie. Sot BE ka një ngërç me zgjerimin. Por unë e kam thënë se duhet një zgjerim i shpejtë dhe asokohe më kritikuan, por sot e kuptuan rëndësinë e zgjerimit pas agresionit rus.”

 

Rektori i universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata vlerësoi kontributin e tij në fushën e arsimit. Ai u ndal edhe në largimin e të rinjve duke theksuar se do bëhet çdo gjë që të shmanget emigrimi i tyre.

 

ARBEN GJATA

REKTOR I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË

 

Ne na kanë mbështetur shumë të dy profesorët, qoftë Bianchi, qoftë prf. Prodi në lidhje me marrëveshjet në universitetin e Bolonjës që çoi në hapjen e doktoraturave të përbashkëta. Është e vërtetë për të gjithë botën që ka një lëvizje të madhe të trurit nga një vend në vendin tjetër. Është e domosdoshme që ne të bëjmë gjithë përpjekjet që t’I mbajmë këtu tanët, bile të kemi mundësi të marrim dhe të tjerë të huaj.

 

Me titullin “Doctor Honoris Causa” u nderua edhe ish-ministri italian i arsimit Fabrizio Bianchi, i cili kërkoi që të rinjtë të shfrytëzojnë shkëmbimet studentore.

 

FABRIZIO BIANCHI

ISH MINISTËR I ARSIMIT NË ITALI

 

Shqiperia po investon ne keto momente per edukimin, per arsimin e larte. Eshte shume e rendesishme qe shqiptaret te mund te studiojne ne universitete me cilesi te larte ketu, por edhe duke ju bashkuar shkembimeve studentore jashte shtetit. Duhet t’i lejojme te rinjte qe te nderkombetarizohen.

 

Më herët, ish kryeministri italian Romano Prodi dhe ish ministri i arsimit Fabrizio Bianchi u pritën nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi ku ne fokus ishte bashkëpunimi i Shqipërisë dhe Italisë në fushën e arsimit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re