Sallat e operacioneve në spitalin e Traumës janë mbyllur. Burime për “News24”bëjnë me dije se shkak është bërë ndotja e sallave.

Ato do të qëndrojnë të mbylyra ditën e hënë dhe të martë dhe shumë pacientë të cilët kanë pasur operacionin e programuar nuk do të mund të operohen.

Gjithashtu edhe në raste aksidentesh spitali i Traumës nuk do të mund t’i shërbejë qytetarëve. Ndërkohë që mjekë shprehen të shqetësuar përballë kësaj situate.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re