Rreth 100 mjekë, infermierë dhe sanitarë në Korcë kanë firmosur një peticion pasi thonë se nuk kanë marrë prej muajit maj shpërblimet që ju ishin premtuar pasi kanë qenë gjatë gjithë kohës në shërbim të pacientëve Covid. Ata i janë drejtuar edhe portalit “Shqipëria që duam” por shqetësimi i tyre nuk ka gjetur zgjidhje.

Përgjigjia e vetme që kanë marrë është se kanë mungesë të listës së personave që e përfitojnë, listë e cila më pas është çuar por që nuk ju është kthyer më përgjigje. Sipas tyre shqetësim mbetet fakti se këto shpërblime mund t’i marrin vetëm brenda muajit dhjetor, sepse nëqoftëse kalon ky vit mund të marrin si justifikim djegien e fondit pasi kaloi viti kur ishin parashikuar të jepeshin këto shpërblime.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re