7 javë në repartin e kujdesit intensiv. 399 ditë i shtruar në spital. 69 vjeçari Dejvid Melado arriti të dalë nga dyert e spitalit me këmbët e tij, ndërsa përreth u mblodhën infermierët e mjekët. Shumë prej tyre shpërthyen në lot. Të lumtur që ai i shpëtoi vdekjes, por njëkohësisht të mërzitur disi, pasi i moshuari ishte bërë si pjesë e familjes.

Pamjet janë bërë virale në rrjetin social, teksa burri do të shkojë në shtëpi për të parë familjen, e në veçanti mbesat e nipërit.

“I falenderoj të gjithë nga zemra. Të gjithë ata që punojnë në spital dhe ata që më ndihmuan, që unë të shërohem plotësisht… më duket sikur jeni familja ime, fundja kalova kaq shumë kohë këtu”-tha i moshuari.

69 vjeçari u shtrua korrikun e vitit të kaluar me shenja të Covid. Për 7 javë qëndroi në repartin e kujdesit intensiv. Edhe pas kalimit të sëmundjes, pasojat për të moshuarin ishin të rënda, veçanërisht në sistemin e frymëmarrjes. Për disa kohë i moshuari merrte frymë përmes aparaturave.

Një prej infermiereve që u kujdes për të, u shpreh për median e huaj: I gjithë stafi e shikonte Dejvidin si pjesë të familjes. E kemi dashur e jemi kujdesur për të… i urojmë gjithë të mirat atij dhe familjes”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re