Edi Rama, ndër të tjera, ka deklaruar në “Abc-ja e Mëngjesit” se nuk ka informacion për karantiminin e mjekëve shqiptarë që u kthyer nga Italia.

Për këta mjekë të kthyer është thënë se do të karantinoheshin në shtëpitë e tyre, ndërsa për qytetarët që futen në vend nga shtete të tjera, rregulli në këtë rast është që duhet të izolohen ne hotele për të paktën 14 ditë.

I pyetur në lidhje me ndryshimin e standartit në këtë rast, kreu i qeverisë theksoi se nuk ishte i informuar sesi u procedua në këtë rast. Gjithsesi, Rama shtoi se të gjithë mjekët e kanë bërë testin për COVID-19 dhe kanë rezultuar negativë.

Pjesë nga intervista:

Enkel Demi: Po më thonë që mjekët që janë kthyer nga Italia janë karantinuar në shtëpitë e tyre. Është e vërtetë?

Edi Rama: Më gjeni të papërgatitur për këtë pyetje. Nuk mund të jap një përgjigje. Nuk e di, nuk mund t’i referohemi asaj që thoni.

Enkel Demi: Kaq i pabesueshëm jam?

Edi Rama: Nuk e di që janë në karantinë apo jo, por di që janë testuar. Dhe kanë dalë negativë.

Enkel Demi: A jemi ende në luftë?

Edi Rama: Jemi në luftë derisa të dalë vaksina.

Enkel Demi: Sa të rëndësishme ishin ato blindat në rrugë?

Edi Rama: Shumë të rëndësishme. Kemi bërë siç bënë edhe vendet e tjera. Ishin për ata të pabindurit. /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re