Pacientët të cilët kanë nevojë për operimin e arterieve të qafës, tashmë nuk kanë nevojë të kërkojnë shërim jashtë vendit, sepse një intervenimi tillë është kryer në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në QKUK.

Këtë e ka bërë të ditur për medie në një postim në rrjetin social Facebook, duke përmendur edhe rastin e pacientëve të tjerë që kanë marrë rrugë për shërim jashtë vendit.

Pacienti H. A, i lindur me 1959, i cili vuante disa vjet nga ishemia e trurit, me infarkte te përsëritura trunore, kishte kryer disa vizita dhe ekzaminime mjekësore në Shkup, por kishte vendosur që këtë operacion të kryej në QKUK.

Intervenimi ishte kryer për një kohë të shkurtër më pak se një (1) orë me dhe pas disa minutave, u realizua hapja komplete e arteries së majtë të qafës.
Për pacientin pas intervenimit, 24 orë është kujdesur stafi shëndetësor i mjekimit intensiv qendrorë.

Intervenimin e kryen Dr. Elmi Olluri, i asistuar nga Dr. Driton Parduzi dhe Dr. Albioni Haxhijaha, ekipin e anesteziologjisë e ka udhëhequr Dr. Lavdim Morina, asistuar nga ekipi i instrumentareve dhe teknikeve të anestezionit. Operacionet e natyrës se tillë realizohet nga të gjithë kirurgët vaskularë.

 

.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re