Gazetari Vehbi Kajtazi ka akuzuar shtetin në Kosovë dhe tregon se si mjekët e kanë gënjyer për ndarjen nga jeta te hallës së tij 73 vjeçare..

Ai tregon se tamponet që i janë bërë hallës së tij e kanë nxjerrë vazhdimisht negative ndaj COVID-it.

Por kur halla e tij ka ndërruar jetë, mjekët i kanë thënë se ajo nderroi jete për shkak të koronavirusit.

Gazetari ka kërkuar që hallës së tij t’i bëhej autopsia, dhe doli se ajo nuk ishte e infektuar.

Ai hedh akuza ndaj shtetit te Kosoves se po i lë njerëzit të nderrojne jete si kafshët, pa u ofruar trajtimin mjekësor që duhet.

“Rasti i djeshem i raportuar ne media ka të bëjë me vdekjen e halles sime. Mjekët vazhdimisht  me kanë thënë se është negativ, deri ditën qe nderroi jete. Dje më thanë se ka dalë dy herë pozitiv. Unë kam insistuar t’i bëhet autopsia. Rezultati i sotëm për Covid 19 del të jetë negativ”.

“Ky rezultat dëshmon se njerëzit janë duke vde kur sikurse kafshët, pa trajtim të duhur, pa ilaçe, me neglizhencë. Halla ime mbase do të mbijetonte, po të pranohej me kohë në njerën prej klinikave të specilizuara. Por, ajo u la në Mjekesi Sportive derisa ra në koma”.

Ai shpjegoi edhe peripecitë, e shtrimit të halës në spital.

“Ditën e transferimit nga Peja në Prishtinë për më shume se tri orë nuk është pranuar në asnjë klinikë”.

“Pas praninit në mjekësi sportive, mjeku i me emrin Benjamin më ka lutur që të bej çmos për ta transferuar në Infektiv apo Pulmologji. Pasi ka ra në koma, tri ditë më vonë është transferuar në sallën Intensive, ku ka pasur kujdes të madh nga dr Naim Kuqi. Por, tashmë ishte vonë. Halles sime mbase nuk kemi mundur t’ia ndalim vdekjen, por asaj i ka munguar kujdesi i duhur. Rezultati i sotëm i Mjekësise Ligjore më detyron të dyshoj në trajtim të duhur. Per këtë arsye unë, Vehbi Kajtazi, akuzoj shtetin për vdekjen e saj!”, – shkruan gazetari kosovar Vehbi Kajtazi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re