Ekipi i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile përfunduan misionin e tyre në Shqipëri. Për dy javë ata ofruan eksperiëncën e tyre për ekipet e mjekëve shqiptarë në spitalet COVID  dhe menaxhimin e kësaj situate pandemie.

Në përfundim të misionit të tyre në vendin tonë, ekipi i mjekeve italian të shoqëruar edhe nga ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci u priten në një takim nga Ministrja Manastirliu.

“Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe veprimeve të unifikuara do të mund t’a fitojmë luftën me virusin e rrezikshëm. Eksperienca juaj në spitalet COVID dhe këshillat konkrete për organizimin spitalor janë të vyera dhe ndihmojnë strategjinë tonë të përgjigjies së sistemit shëndetësor ndaj situatës, me planin e vjeshtë-dimrit që ne kemi përgatitur për të përballuar një rritje të mundshme të numrit të rasteve. Unë jam e bindur se ky mision nuk do të jetë i vetmi por bashkëpunimi ynë do të vijojë edhe në misione të tjera”, tha Manastirliu.

Mjekët italianë shprehën vlerësimin për ekipin e mjekëve shqiptarë që aktualisht janë në përballje me pacientët e prekur nga COVID19 dhe u shprehën të gatshëm për vijimin e bashkëpunimit.

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, z. Fabrizio Bucci tha se ky është vetëm fillimi dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona do të vijoj.

Dy javë më parë, Task forca e Emergjencave Civile italiane e përbërë nga shtatë ekspertë erdhi në Shqipëri në mbështetje të vendit tonë në përballimin e situatës së shkaktuar si pasojë e COVID10. Grupi i ekspertëve zhvilloi veprimtari konsulence dhe ndihmoi me qëllim formimin e veçantë të homologëve shqiptarë për çështje që kanë të bëjnë me aspektin shëndetësor specifik në diagnostikimin dhe luftën ndaj Covid. Grupi përbëhej nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes, e cila është nga Shqipëria.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re