TIRANË- Histori suksesi në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës kanë bërë një ndërhyrje të rrallë në zemër duke i shpëtuar jetën një 27-vjeçari.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu. Ajo thotë se “për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e një sonde subkutane për defibrilim kardiak”.

Postimi i ministres: 

Mjekët e shërbimit të Hemodinamikës në #QSUT bëjnë mrekulli me një 27-vjeçar të cilit i shpëtojnë jetën, me një ndërhyrje të rrallë në zemër që zgjati 5 orë. Për herë të parë në Shqipëri u bë vendosja e aparatit CRT-D (terapi resinkronizimi dhe defibrilator i implantueshëm kardiak) si dhe vendosja e nje sonde subkutane për defibrilim kardiak. Pajisjet CRT-D janë pajisje shumë të kushtueshme dhe bartin një shkallë të lartë vështirësie për t’u vendosur, por falë investimeve të kryera në QSUT dhe kualifikimit të stafit mjekësor, u bë e mundur ndërhyrja delikate që rezultoi e suksesshme për të riun 27-vjeçar. Urime ekipit me Dr.Ormir Shurdha, Dr. Mirald Gina, stafi i Hemodinamikës me kryeinfermiere Ledja Grrica, me një ndihmesë të veçantë për anestezinë nga Dr. Saimir Kuçi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re