Nga Bepin Kolvata

Fluksi i vizitave në spitale ka njohur rritje në Shkodër. Mjekët shprehen se kjo është e pritshme në këtë periudhë të vitit, ndërsa ngrenë shqetësimin se prindërit nxitojnë të marrin mjekime në farmaci, pa recetën e mjekut.

Lexo edhe :Related Posts

“Në mënyrë absolute nuk duhet të shkojnë vetë drejt farmacive dhe në asnjë rast të mos marrin antibiotikë pa rekomandimin e mjekut. Tre ditë fëmijët ti mbajnë në shtëpi në kushte të mira higjiene dhe ushqimi dhe vetëm pas tre ditësh nëse vijojnë komplikacionet, ti drejtohen mjekut e të marrin mjekimin me recetë.”, tha shefja e repartit të Pediatrisë në Shkodër Greta Naraçi.

Shefja e pediatrisë në spitalin e Shkodrës, Greta Naraçi gjithashtu këshillon për kujdes të shtuar në moshat foshnjore dhe ato shkollore për shkak të përhapjes së infektueshmërisë së virozave.

“Situata në spitalin e Shkodrës është normale për këtë periudhë. Kanë arritur edhe 125 vizita në ditë ndërsa shtrimet janë kryesisht raste që kanë komplikacione të tjera, aktualisht janë katër fëmijë. Mesatarja e vizitave shkon në 35 në ditë. Bebet e vogla dhe fëmijët e moshës shkollore kryesisht kanë patur probleme me rrugët e frymëmarrjes. Kemi patur edhe raste të covid por po trajtohen njësoj me gripin, jo problematike.”, shtoi Greta Naraçi

Përjashtim nuk bëjnë as të rriturit ku numri i vizitave sipas bluzave të bardha në Shkodër, i kalon 500 pacientë në ditë.

Javën e fundit të prekurit nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes sipas Institutit të Shëndetit Publik  u rritën me 13% në të gjithë vendin./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re