Pesha e një vepre të mirë, sado e vogël qoftë, kurrë nuk duhet nënvlerësuar.

I tillë është rasti i një 11 vjeçari, i prekur nga një sëmundje e pashërueshme.

Liang quhej vogëlushi dhe para se të ndërronte jetë, i kishte lënë një amanet nënës. 11 vjeçari i kërkoi nënës që organet e trupit të tij t’i dhuronte, me shpresën se të tjera jetë fëmijësh do të mund të shpëtoheshin falë tij.

Vogëlushi ishte i prekur nga kanceri në kokë dhe pas një lufte të gjatë me sëmundjen, u shua. Ashtu siç la amanet i biri, nëna dha lejen e saj që organet e të birit të dhuroheshin për të tjerë fëmijë.

Kur doktorët mësuan mbi amanetin e 11 vjeçarit, u mblodhën përpara trupit të tij dhe në shenjë nderimi u përkulën. Shumë lotë u derdhën nga vepra e jashtëzakonshme e një fëmije.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re