Nisur nga rastet e dhunës ushtruar ndaj mjekëve ditëve të fundit, mëngjesin e sotëm bluzat e bardha të QSUT-së kanë vendosur të ndërmarrin një protestë duke shprehur revoltën e tyre ndaj këtij fenomeni.

Mjekët shprehen se dhuna ndaj tyre është e pa tolerueshme.

“Duhen rritur kushtet ndaj sigurisë së mjekëve. Jemi kthyer në një tabele qitjeje, ku pavarësisht problematikave me të cilat hasemi në jetën e përditshme në punë, si mungesa e medikamenteve, pajisjeve dhe kushteve jo të mira të punës, ne tashmë duhet të mbrohemi edhe nga sulmet e herë pas hershme të pacientëve”– thonë mjekët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re